Vasili sulmon Ramën: Vrau njerëz duke dhënë koncesione

15.01.2018 12:14:45

Deklarata e djeshme e bërë nga një mësuese nga Rrësheni, për mungesë të ilaçeve për kancerin dhe përgjigja e vakët e kryeministrit, ka sjellë akuza të shumta.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka lëshuar një sërë akuzash forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili shprehet Rama la mijëra të sëmurë pa barna shëndeti dhe vdekja e qytetareve bie vetëm mbi të, teksa ai “i griu paratë me koncensione”.

Postimi i Vasilit

Kryeministri qe vret pacientet dhe shurraqet shushka te tij.

Asnjë Shqiptar s’ka kohë për të humbur me truhumburin, që drejton qeverinë dhe me shurraqët që cicërojnë nga pas… tij.

Truhumburi i la njerëzit me muaj të tërë pa ilaçe kur mjaft prej tyre e kanë humbur tashmë jetën dhe ky i pashpirt mban fjalime si gjeli në pleh pasi i vrau kaq njerëz me mungesën e ilaçeve dhe tani do edhe ti gënjejë e tu mbyllë gojën.

Po, po ai i griu paratë me koncesione dhe la mijëra të sëmurë pa barna shëndeti dhe vdekja e qytetareve bie vetëm mbi të.