Vazhdohet mandati i 17 prokurorëve të EULEX-it

29.07.2016 12:04:12

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje gjatë së cilës ka marr vendimin unanim që 17 prokurorëve të misionit të EULEX-it t’ia vazhdoj mandatin si dhe emërimin e një prokurori të ri nga radhët e këtij misioni në Kosovë.

Ky vendim nga KPK është marrë pas vazhdimit të mandatit të misionit të BE-së për sundim të ligjit nga ana e Kuvendit të Kosovës javë më parë, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj, emrat e prokurorëve do të dërgohen edhe në zyrën e presidentit të vendit në mënyrë që mandati i tyre të vazhdohet.