Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare të Kosovës

23.12.2018 12:24:38

Edhe mëngjesin e sotëm janë regjistruar pritje të gjata në pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë. Pritjet më të gjata, si rëndom, janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se edhe mëngjesin e sotëm janë regjistruar pritje të gjata në pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë.

Në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 1 orë deri në 1 orë e 30 minuta, ndërsa gjatësia e kolonës së automjeteve shkon nga 300 deri në 350 kilometra.

Kurse në dalje pritjet janë jo më shumë se 5 minuta

Në orët e hershme të mëngjesit, pritjet ishin dhe më të gjata.

Pritje për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën kufitare tjetër me Serbinë, Dheu i Bardhë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar gjendja e rrugëve që të shpijnë në pikat e kalimit kufitar janë të kalueshme.

Kontrolloni pritjet në pikat kufitare të Kosovës në kohë reale përmes këtij LINKU.