Vazhdon aktiviteti zgjedhor në degën e LDK-së në Zvicër

01.02.2017 11:39:55

Pas një kohe pushimi festash dhe të tjera, dega e LDK-së në Zvicër vazhdon aktivitetet e saj zgjedhore nëpër nëndegë. Është nëndega e LDK-së në Olten/SO që fton anëtarët e saj që të marrin pjesë në kuvendin e saj që do të mbahet më 5 shkurt.

“LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS- DEGA NË ZVICËR- NËNDEGA NË OLTEN/SO

Nëndega e LDK-së në Olten/SO mbanë kuvendin e saj zgjedhor

Ftesë

Të nderuar anëtar të LDK-së të nëndegës në Olten/SO, Ftoheni të merrni pjesë në Kuvendin zgjedhor të kësaj nëndege.

Kuvendi zgjedhor mbahet të Dielën, 05.02.2017 , Fillon në ora 14.00,

Adressa: Hotel Confort Oltnerstrasse 22, 4622 Egerkingen

Ju dëshirojmë mirëseardhje!

Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Olten/SO Hasan Avdyli, Kryetar Tel. 076 435 20 20

Ismet Krasniqi, Sekretar” – thuhet në ftesën e kësaj nëndege.