Është duke u zhvilluar dita e katërt e protestës së organizuar nga një grup qytetarësh të cilat janë duke kundërshtuar korrupsionin në vend.
Këto protesta kanë filluar pas publikimit të incizimeve të njohura si ‘Pronto’ dhe janë duke vazhduar për të katërtën ditë sot.
Protesta e sotme ka filluar që nga Sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe tani është duke vazhduar tek Prokuroria e Shtetit. Ndërsa disa nga protestuesit kanë vendosur pankarta të ndryshme para vendndodhjes së Prokurorisë së Shtetit në vend.
Ndërsa njëra nga qytetaret ne protestën e sotme, Vlera Gjakova ka theksuar se pas skandale4ve të përgjimeve heshtja e organeve të drejtësisë po vazhdon
“Pas skandaleve të përgjimeve heshtja e organeve të drejtësisë vazhdon. Ne mendojmë se të gjitha institucionet janë duke u ngulfatur në krime sikurse kjo zyrë këtu”, ka thënë Gjakova.
Gjithashtu sipas saj detyrë e prokurorit është ti nis hetimet dhe ti paraqes paditë në gjykata.”
“Detyrë e prokurorit është ti nis hetimet dhe ti paraqes paditë në gjykata. Ndërsa ftoj qytetaret ti bashkohen protestës”, ka thënë Gjakova.











































