Vazhdon seanca e Kuvendit

10.03.2017 10:32:46

Seanca nisi në ora 10:00

Për shkak të mungesës së kuorumit, dje ka ndërprerë punimet Kuvendi i Kosovës, ndërsa u vendos që kjo seancë të vazhdojë sot.

Në seancë, e cila fillon në ora 10:00, do të votohen projektligjet, të cilat u shqyrtuan dje.
Kujtojmën se dje në seancën plenare të Kuvendit, deputetet votuan rezoluten ku kërkohet lirimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga Franca.