Vazhdon shënimi festës së Pashkëve

Vazhdon shënimi festës së Pashkëve

16.04.2017 09:10:00

Sot vazhdon shënimi festës së Pashkëve nga besimtarët e krishterë.

Gjatë tërë ditës në Kosovë do të ketë mesha kushtuar Pashkëve, ndërsa në mbrëmje do të ketë pritje solemne në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, e cila organizohet nga Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

Me ndezjen e zjarrit të shenjtë dhe me leximin e “Lutjes së Hyit”, mbrëmë u mbajt mesha solemne e Pashkëve në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Mesha është udhëheqë nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ku janë kënduar lutje kushtuar Zotit dhe besimit të krishterë dhe u lexuan pjesë nga Bibla.