VAZHDONI O MILET VAZHDONI, SE JU AS PERËNDINË NUK E BESONI!

29.06.2020 18:22:23
Nga: Ahmet Asani
Problemet e përditshmërisë nuk janë probleme, janë çështje që kerkojnê zgjidhje, ato në fakt na bëjnë ta jetojmê jetën – të jetojmë nê tê tashmen! Ato qe shkaktojnê probleme dhe pengojnë jetën normale janë ideologjitë moniste, ideologjitë perjashtuese të cilat bazohen ne dhunê! Janë ideologjitë e besimet të cilat ndër ne shqiptaret kanê krijuar e po krijojnê Frymë individuale e kolektive kombetare të perjashtimit e dhunës!
Ne të gjithë i dijmë se cilat janë këto ideologji, që nder ne shqiptaret kanë krijuar e vazhdojnê tê krijojnë Frymë të dhunës e të njëmendësisê përjashtuese! Ne i dimë edhe misionarët e këtyre ideologjive, e dimë edhe nga vijnë këto ideologji, ua dijmë edhe qendrat e veprimit, por bëhemi sikur nuk dimë gjë dhe fajsojmë individë që janë vetëm pasoja e jo shkaku! Ne në fakt vetëm ulurisim pas pasojave dhe kurrë nuk e ndalojmë burimin e të keqes – ne kurrê nuk u morrēm e as që duam të merremi me shkakun dhe shkaktarët!
Po vazhdoni o milet vazhdoni! Ju Zvicrës, Austrisë e Gjermanisë vetēm paranë ia doni, kurse për yrrnek jete e politike ju Rusinë, Turqinë e Arabinë dëshironi! Po vazhdoni o milet vazhdoni, se ju as Perëndinë nuk e besoni!