Vdekja e 39 personave/ Zbulohet shteti ku u nis kamioni me emigrantë

24.10.2019 10:01:12

Policia po merr në pyetje personin e akuzuar për vrasjen e 39 personave në një rimorkio kamionësh frigoriferike në Essex.

Shoferi i kamionit, i identifikuar si Mo Robinson, 25 vjeç, nga Portadown, County Armagh, u arrestua me dyshimin për vrasje të mërkurën.

Kufomat u gjetën në një kamion që kishte mbërritur nga Belgjika në Britani.

I dyshuari ndodhet në paraburgim. Ndërkohë policia ka bastisur dy shtëpi të lidhura me 25-vjeçarin e arrestuar, një në Markethill, qarku Armagh dhe një tjetër në Laurelvale.

Agjencia Kombëtare e Krimit tha se kishte dërguar oficerë për të ndihmuar dhe identifikuar çdo grup të krimit të organizuar që mund të kenë luajtur një rol.