Vdekja e turistit rus në Himarë, ja kush është biznesmeni i arrestuar (Foto)

04.08.2016 23:15:05

Biznesmeni nga Elbasani, Fatmir Kuçi është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka aksidentuar rëndë pushuesin rus dje në plazhin midis Himarës dhe Livadhit.

Sipas një njoftimi për mediat, Policia thotë se Kuçi ka aksidentuar nga pakujdesia shtetasin rus dje në orën 11:00, duke i prerë edhe një gjymtyrë.

Ndërkohë në dëshminë e dhënë në polici e 44-vjeçarit, Fatmir Kuçi, i cili akuzohet se ka aksidentuar për vdekje me një nga dy skafet e tij turistin rus dje në Himarë, biznesmeni nga Elbasani ka thënë se nuk e ka goditur ai Denis Kaiumov, por thjesht ka ndaluar për t’i dhënë ndihmë.

“Pashë një person që kërkonte ndihmë dhe shkova për ta ndihmuar. Ndodhej rreth 800 metra larg bregut”, ka thënë Kuçi.