Vdes babai i Visar Ymerit

07.08.2018 20:37:10

Nënkryetari i PSD-së dhe njëherësh deputet nga kjo parti, Visar Ymeri ka treguar se sot i ka vdekur babai i tij, Musli Ymeri.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet gjatë ditës së nesërme në ora 13,  në fshatin Lugmir (ish Zllatar) të Prishtinës.

“Njoftoj të gjithë miqtë se sot ka ndërruar jetë babai im Musli Ymeri. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e mërkurë 8 gusht 2018, në varrezat e fshatit Lugmir (ish Zllatar) të Prishtinës, në ora 13”, thuhet në njoftimin e Ymerit.