Vdes gjatë lindjes aktorja e njohur e serialeve! (Foto)

02.10.2017 17:21:03

Ajo u bë e njohur nga pjesëmarrja në emisionin “La Academia” që i hapi dyert e karrierës si një aktore e filmave dhe serialeve ku ndër më të njohur është seriali “The chema”. Marla Hiromi Hayakawa është ndarë nga jeta pas komplikacioneve gjatë lindjes së fëmijës.

Mamaja e aktores 35-vjeçare ka deklaruar për mediat se Marla dëshironte të lindte natyralisht, por kjo lindje i solli komplikacione të cilat në fillim u pakësuan falë një ndërhyrje kirurgjikale.

Por komplikacionet në zemër nuk mund të shmangeshin, ç’ka solli edhe vdekjen e Marlës. As fëmija i aktores nuk mundi të shpëtonte.

Marla do sillte në jetë një vajzë. Ajo ishte e martuar me Fernando Santana.