Vdes John Glen – astronauti e njohur amerikan

09.12.2016 00:13:58

Ish-astronauti dhe Senatori, John Glenn ka vdekur sot në moshën 95-vjeçe. Ai vdiq në qendrën mjekësore “Ohio State University Veksner”.

Kujtojmë, se më 20 shkurt të vitit 1962 kishte fluturuar në misionin “Miqësia 7” dhe kështu arriti të futet në histori. Ai është amerikani i parë i cili vizitoi orbitën e Tokës, transmeton Telegrafi.

Ai ishte pilot i korpusit të marinës amerikane dhe anëtari i fundit i mbetur i grupit “Seven Mercury”, të pilotëve elitar testues të përzgjedhur nga NASA për të drejtuar anijen kozmike eksperimentale Mercury, që edhe u bënë astronautët e parë amerikanë.

2

Në vitin 1965, Glenn u pensionua nga ushtria dhe dha dorëheqja nga agjencia hapësinore NASA, me qëllim që të mund të kandidojë për një post publik. Si anëtarë i Partisë Demokratike, Glenn u zgjodh që të përfaqësojë Ohion në Senatin amerikan nga viti 1974 deri më 1999.

Në vitin 1978 mori medaljen hapësinore të nderit nga Kongresi, ndërsa në vitin 2012 edhe medaljen Presidenciale të Lirisë. Fotografia e tij është futur në sallën e astronautëve të famshëm të viteve të 90-ta.

3

Ndërsa sa ishte aktiv si senator, më 29 tetor të vitit 1998 ai u shpall personi më i vjetër që ka fluturuar në hapësirë (77-vjeç), dhe personi i vetëm që ka fluturuar në programet e Mercury dhe të Space-Shuttle.