Vdes mjeku i njohur Nusret Zijabeg

12.09.2020 13:15:47

Mjeku i njohur i Kosovës, Nusret Zijabeg sot ka ndërruar jetë.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.

Sipas saj, mjeku Zijabeg ishte internist që numëron një sërë rolesh në shëndetin e njerëzve.

“Sot u nda nga jeta miku i familjës sonë, dhe një nga qytetarët e vjetër të Prishtinës, Dr. Nusret Zijabeg.

Ishte një mjek internist që numëron një sërë rolesh në shëndetin e njerëzve, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë puntor. Me këshillat mjeksore e bujare, zemra e doktor Zijabegut do të jetoj qindra vjet me ne. Lamtumirë Doktor”, ka shkruar Dumoshi.