Vdes në moshë të re inxhinieri nga Peja, nuk i mbijetoi kancerit

30.09.2020 15:58:55

Ka vdekur në moshë të re inxhinieri nga komuna e Pejës, Arbër Smaka.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët përmes rrjeteve sociale.

Ata kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 14:00.

39 vjeçari nga Peja raportohet se qe një kohë të gjatë ishte i diagnostikuar me kancer.