Vdes një shqiptare nga COVID në Greqi/ Arkivoli do vuloset, rregullat që do ndiqen për një varrim të sigurt

22.07.2020 22:28:03

Ka shkuar në 199 numri i viktimave nga Covid-19 në Greqi. Mësohet se viktima e fundit është një grua 88-vjeçare me shtetësi shqiptare.

Autoritet greke thonë se trupi i viktimës mund të dërgohet në atdhe për t’u kryer ceremonia mortore, por pasi arkivoli të jetë vulosur në prani të autoriteteve policore dhe doganore  greke, si dhe në prani të një të dërguari të ambasadës shqiptare në Athinë.