Bashkëshorti i saj ka arritur që ta dallojë dhe me shpejtësi ka notuar drejt saj. 34-vjeçari mësohet se ka mbërritur në kohë, duke arritur që ta shpëtojë gruan, e cila ka arritur të dalë e gjallë në breg.
Por kjo ndërhyrje e Feriz Hasanit ka rezultuar fatale për të, pasi është mbytur vetë. Nga sa raportohet, 34-vjeçari vuante nga kriza epileptike dhe nuk e ka pasur të këshillueshme që të futet në ujë për t’u larë.
Pasi ka shpëtuar bashkëshorten, ai ka tentuar që të dalë në breg, por edhe për shkak të sëmundjes, shtetasi kosovar nuk ia ka arritur që të shpëtojë, duke humbur kështu jetën. Pushues të tjerë janë futur në ujë për t’i dhënë ndihmë 34- vjeçarit dhe e kanë transportuar me shpejtësi në qendrën shëndetësore të Velipojës, por atje ka mbërritur pa jetë.
I riu Feriz Hasani është viktima e tretë në plazhin e Velipojës. Më herët, dallgët i kanë marrë jetën kosovarit Musa Kurtrolli. 75-vjeçari ka qenë duke notuar në plazhin “Ada” në Velipojë, kur është mbytur.
Një tjetër shtetas kosovar ka humbur jetën. Plazhi i Velipojës ka disa kulla vrojtimi, por asnjëra prej tyre nuk është funksionale. Janë vendosur prej tri vitesh, por që nga momenti kur janë ndërtuar, kullat e vrojtimit nuk kanë funksionuar. Shkak për këtë në këto tri vite është bërë mungesa e rojeve bregdetare.
Asnjëherë nuk kanë qenë të pranishëm në plazhin e Velipojës. Në këtë mënyrë, të gjithë personat që kanë pasur probleme apo vështirësi duke notuar, kanë humbur jetën duke mos arritur që të shpëtojnë.
Ata më me fat janë shpëtuar nga plazhistët që kanë qenë afër tyre. Por kjo është mjaft e rrezikshme, pasi ka pasur disa precedentë ku plazhistët që janë futur të shpëtojnë, kanë humbur vetë jetën. Pushuesit shpeshherë kanë kërkuar praninë e rojeve bregdetare, por pavarësisht kërkesave dhe shtetasve që mbyten herë pas here, nuk është marrë asnjë masë.