Vdesin dy të aksidentuarit ditë më parë në Podujevë

22.07.2017 14:12:22
Në dy aksidente trafiku të ndryshme që ndodhën para pakë ditëve në Podujevë, kanë ndërruar jetë dy persona.

Policia ka njoftuar se në fshatin Lluzhan të Podujevës me  09.07.2017 lidhur me rastin, më datën 21.07.2017 ,viktima mashkull i cili ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Po ashtu, policia ka njoftuar se në Podujevë me 14.07.2017-lidhur me rastin, dje ,viktima mashkull i cili ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.