Veliaj e nderon Veselin me çelësin e Tiranës

20.02.2017 19:52:17

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi me çelësin e Tiranës, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Veliaj i tha Veselit se “po të jap një kopje të çelësit tim që sa herë vjen këtu të hysh si në shtëpinë tuaj”.

Ndërsa, Veseli tha se këtë simbol do ta mbaj me respekt. Edhe Veseli i dha Veliajt një dhuratë si simbol tradite nga Kosova, transmeton 21Media.

Ndryshe Veseli po qëndron për një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është takuar me krerët e shtetit shqiptar.