Veliu: I kemi votat, deputetët e LDK–së do ta votojnë Demarkacionin

10.08.2016 19:10:33

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, pas mbledhjes së Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të LDK-së, u shpreh se të gjithë deputetët e këtij subjekti politik do ta votojnë Demarkacionin .

Veliu ka mohuar zërat nga deputetët e opozitës se shtyrja e seancës së Kuvendit më 1 shtator, ku do të votohet ky demarkacion, është bërë në mungesë të votave.

“Nuk është e vërtetë që ne nuk i kemi votat. Ne i kemi votat për të votuar demarkacionin me Malin e Zi. Shtyrja e seancës ka ndodhur për t’u konsultuar lidhur me këtë çështje”, tha Veliu.

Ai e ka pranuar se ka disa deputetë të cilët ende nuk janë të vendosur sa i përket Demarkacionit, por sipas tij deri më 1 shtator edhe ata do të binden që Demarkacioni është në rregull.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit, u vendos që seanca plenare, ku do të votohej edhe demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, të shtyhet për datën 1 shtator.