Vellavrasja kombëtare nga antishqiptarizmi

22.04.2019 11:26:54

Nga Luan Kalana

Nga vellavrasja e Shqiptarit-, vetevrasje e kombit,-”virus”nga jashtë dhe geni i “djalli” nga brenda ,mercenare të paguar nga të huajt…
-Kështu do të përifrazoja e do ta quaja si konluzion logjik, tragjedine shekullore të shqiptarit, të mos mekembjes të lirisë e të bashkimit të Kombit.
– Ne parentese nuk do bej analizë historike, por do të rikujtoj me dhimbje e turp, para opinionit boteror, nje fakt tragjik e jetesor të shqiptarit.
Historia e popujve ka vertetuar e analizuar anet negative në historine boterore. Ajo dëshmon një fakt real dhe aktual të pamohushem edhe sot se
”ARMIKU ME I MADH I NJE KOMBI, JANE VETE BASHKEKOMBESIT”,-fatkeqesisht kjo i shkon pershtat edhe shqiptarit.Historiane ,shkencetare ,filozofe,socialoge studjuese boterore kane shtruar pyetjen,-se kur do të mbarojë kjo epidemi vellavrasje në planet ?!
-Përgjigja është qartesuar e nuk do filozofi ,-se ,sa te ekzitoje “geni” i djallit, tek njerezit, do të këte urrejtje, hakmarrje, viktima vellavrasje e cila finalizohet me luftra civile shfarorese edhe të nderhyrjeve nga jashtë, të vendeve e të kombëve.
Historia perseritet, deshmite janë të gjalla, nga të gjithë lufterat për liri të shqiptarit, me e fresket është Lufta e Dyte Boterore, Clirimtare kunder nazizmit, ku në Shqipëri edhe brenda saj kishte dhe lufte të brëndshme midis grupimeve partiake, komuniste dhe ballistet qe vazhdoi gjtatë, me viktima vellavrasje e më pasoja e me pas…
Pas clirimit të vendit, kjo u manifestua me “luften famekeqe të klasave”,-vellevrasese -terror, viktima, burgosje internime” të dhimbshme e të paharueshme ata që e kanë vuajtur e dimë më mirë.
Apo aktuale dhe keto vite, më gjithese po kalojne tre dekada, me masken “Demokracise” po nxitet terororizmi, vellavrasje, miids ”pedeistet “me “socialiste” pjelle “binjake” nga “..istet” ,sikur të ishin armiq të betuar, kush të marre fronin e “mbretit”, duke e hedhur popullin ne terrore e vellavrasje, nga një anë policia e paguar nga shteti, dhe ana tjetër grupime protestuesish të paguar nga partite, e cila mund të shndrohet lehtë, po mos u parandalua, në një lufte civile sic bëjnë thirje forcat e errta regresive.
Nuk ka asnjë dyshim që destabilizimi i kombit është nderhyrje nga jashtë permes sharlateneve plotikane të falementuar, duke u bërë shqiptari, mish për top për planet e interesat shoveniste e të huajve.
-Ku shkojme kështu o vellezer shqipetare ?!
-Si dhe kur do të zhduket ky “geni” ne trurin e “unit” tek individi, tek lideret e grupimve shoqerore apo partike ,- të cilët grumbullojne rreth vetes turma njerzish, për interesat e tyre pushtetare dhe financiare, dhe i hedhin në luftë vellavrsaje si mish për top. ???!!!!
-Përgjigjen dhe zgjidhjen le ta japin studjuesit dhe mendjet dhe urta, por nuk na mungon dhe pervojë pozitive jetesore ,historike, kombetare:
-si Kuvendi i Lezhes 1444, Lidhja e Prizerenit 1878, Kuvendi i Vlores 1912, Koferenca e Mukjes 1944 (me deshtim),bashkimi plurarist i Partive ne Demokraci e te tjera,…edhe pervoje shoqerore kemi edhe si nga Kanuni i Lek Dukagjinit, Pajtimi i Gjaqeve dje dhe sot,..
-pra Paqe e Vellazerim,bashkim midis veti, se pari kjo eshte imperative e me se e domosdoshme, sot me teper se kurrë. Mos varim shpresat tek të huajt,vigjilenece per interesat kombetare ,se ata te japin gishtin e te marrin duart,ata shesh duan ,te na bejne pershesh.
Mos harojme vellezer shqipetare, jemi të paret e Gadishulit Ilirik ne Europe, jemi pelazge-ilire, (shih “Lufta e Trojes”nga historiania Elena Kocaqi),pasataj vijne të tjeret, nuk jemi as greke e turke, jemi denbabaden në shekuj dardane shqiptare.
Kembanat po bien fort,kemi vene alarmin ,kombin te shpetojme,te gjithe po konstatojme.
– S’Mjafton !
-Le te ulemi si burrat kembekryq ne kuvend popullor me fjalen e urte e te mencur .larg kokat e nxehta,te debatojme per Shqiperine jo per Partite, jo per vetin per “froni”e mbretit, te ulen palet kundershtare.
Mendoj, ndoshta me ndemjetesine e Amerikaneve, se vetem keta jane miqtë tanë të vertetë, aleatet e përhershëm historike të shpetimit tone kombetar,se po te jete per Europen, ajo gjithnjë ka dashur te na haje te gjallë.
Nuk ka zgjidhje , me te thirura dhe e te shara ,me gurë e më shashka, se tmeruam femijet e djepit ,s’guxojne te dalin ne rruge,neser do na qeshin guret e druret, por do të jete vone. Populli nuk do ndrim diktaturash, hiq Hoxhë Alinë e vere Ali Hoxhen,,hiqe djallin e vere drakulen,hip e zbrit nga kali ,ndrim karikesh si loje shahu.
Ke te riveme ata qe e nxine e bene bloze vendin ,qe dua t’la rivene perseri zjarin Shqiperise ,qe po e shpien popullin ne vellavrasje. Viti “97 na therret për vigjilje, STOP- Ribelim klanesh për pushtet ?!
-Jemi i vetemi komb ne pese shtete ne Ballkan,,ne Europe,qe ne vend te punojme dhe luftojme per bashkimin e Kombit,po manifestojme hapur ,vetevrasjen kombetare,edhe pas tridhjet vite te demokracise.-E sa do te vazhdojme keshtu?!
Hip e zbrit nga kali i Mbretit ,Lideret e Partive ,vendi e populli fukara ,dhjamosu disa individe, plagosje e vrasje, mish për top për Mbreterit e rinj moderne. -“Turp për faqe të zeze” -thotë populli ,-i cili i vuan pasojat, mbi kurizin e tij.
Duhet të gjejmë zgjidhjen, të mbledhim të gjithë mendjet se toku, ti japim dritë rrugës të urtesisë, të paqes e vellazërisë, të kapim fort tiomonin,anijën ta drejtojmë përmes stuhive, kombin ta shpetojmë ,Atdheu të perparojë.
Le te lutemi më Urtesi, fjale të mencur për Shqipëri, jo për Parti, -Paqe ,Vellazerim dhe Bashkim, kjo është rruga jonë , e ardhmja e Kombit, që presin brezat e rinj.