Vëllaznimi – Llapi, fituesi caktohet me 3 gola

25.11.2017 16:24:59

Llapi shënoi fitore të thellë ndaj Vëllaznimit me rezultat 3:0.

Llapi ka fituar në udhëtim te Vëllaznimi me rezultat 3:0 në duelin e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Mentor Zhdrella kaloi llapjanët në epërsi me golin nga penalltia në minutën e fundit të pjesës së parë.

Kurse, pas intervalit, Florim Bërbatovci realizoi të dytin dhe të tretin për ta vulosur fitoren e re të Llapit.

Në duelin tjetër të zhvilluar sot, Liria fitoi ndaj Besës me rezultat 3:0.

Golat për skuadrën prizrenase i shënuan Ilir Mustafa, Qëndrim Gashi (dy).

Rezultatet:

Liria – Besa 3:0

Vëllaznimi – Llapi 0:3