Vëllezërit zihen për pronat, ekzekutohen me kallashnikov babë e bir

01.10.2019 15:26:43

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Xibër të Klosit, dy persona janë vrarë me kallashnikov në një sherr për pronat.

Burimet për Top Channel thanë se dy vëllezër S.Dakuci dhe Kujtim Dakuci kanë nxjerrë armët dhe për pasojë ky i fundit 55-vjeç,  bashkë me të birin Gerti Dakuci, 17-vjeç humbën jetën.

Mësohet se konflikti i tyre për pronën ka qenë i hershëm.