“Vendet e Ballkanit ta respektojnë historinë dhe të zhvillojnë fqinjësi të mirë”

25.06.2017 12:11:13

Vendet e Ballkanit duhet ta respektojnë historinë dhe të zhvillojnë fqinjësi të mirë nëse dëshirojnë hyrje në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Kështu konkludojnë kryetari bullgar, Rumen Radev dhe homologu i tij grek, Prokopis Pavlopoulos, pas takimit të tyre në Athinnë.

Pavlopoulos ka pohuar se duhet një Evropë e bashkuar dhe e fuqishme dhe se Greqia mbështet anëtarësimin e vendeve të rajonit në NATO dhe BE, por duhet të plotësohen kushtet dhe se vendet fqinje duhet të respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe arritjet evropiane.

Pavlopoulos njihet për deklarata të ashpra kundër Maqedonisë, që burojnë si rezultat i çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Greqia vazhdon të përdor të drejtën e VETO-së kundër Maqedonisë, në aspekte të integrimeve euro-atlantike.