VENDET QË DO TË MBESIN PA RRYMË GJATË DITËVE NË VIJIM

VENDET QË DO TË MBESIN PA RRYMË GJATË DITËVE NË VIJIM

30.08.2017 17:38:35

KEDS ka njoftuar për vdendet që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditëve në vijim

Komunikata e plotë:

Prishtinë

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Mirëmbajtje e planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.       Më 04.09.2017 në NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV Fshatrat-1 (Kodi: 14000009) prej orës 12:00 deri në orën 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Sekiraqa, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Burica, Gllamniku, Llapashtica e Ulët.

Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i një  pjese të LP të ri  10(20) kV  dhe kyçja në  LP 10(20) kV ekzistues  në kuadër  projektit   LOT 2 Podujeva 2017, nënprojekti Llapashticë.

2. Më 31.08.2017 në NS 110/10 kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV Qagllavicac 3 (Kodi: 19000034)  prej orës 08:00 deri në orën 09:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Çagllavica 2, Çagllavica 3, Çagllavica 4, Çagllavica, Banesat Marigona 2, Shtypshkronja Rezniqi, Merko komp Pezho (Arif Elshani), lagjja Panorama, pjesa afër Panoramës, Furra Kobake, Internation Helth Center (Spitali turk), NT Luli Marevci, Albert Rudari, Lagjja Rogreta Hamide Gashi,Naser Mustafa objekti banesor, Afrim Hoxha, betonjerka Renulual Betoni dhe Auto Sherreti.

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçje e trafostacionit  Autosallon Geni.

Ferizaj

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Mirëmbajtje të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

Më 04.09.2017 në NS 35/10 kV Lipjan do të shkyçet:

Dalja 10 kV Kraishtës(Kodi:41000002) prej ores 13:00 deri ne ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rufci, Hallaqi, Ribari i Madh, Kraishta, Bregu i Zi, Zllakuqani, Godanci, Varigovci dhe Bujani.

Arsyeja e ndërprerjes: Dislokimi i shtyllave të largpërçuesit nga oborri i Shkollës së fshatit Bujan.