Vendimet për ankesat e shqyrtuara të PZAP sot në ora 14:00

03.07.2017 11:46:20

Mbi 50 ankesa janë dërguar në Penalin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga subjekte të ndryshme politike që lidhen me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nacionale të mbajtura me 11 qershor.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pasur një numër prej 65 ankesash nga kandidatet për deputet të subjekteve politike pas shpalljes së rezultateve.

Këtë gjë e ka bërë të ditur për Indeksonline, kryeshefi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku.

“Numri i ankesave te parashtruara ne PZAP nga kandidatet për deputet te subjekteve politike pas shpalljes se rezultateve te Zgjedhjeve te 11 qershorit 2017 nga KQZ-ja është 65 ankesa”, ka thënë Desku.

Gjithashtu sipas tij pritet që lidhur me këto ankesa të vendoset sot deri në ora 14:00.

“PZAP-i do te vendos lidhur me ankesat e parashtruara ne PZAP-i nga kandidatë për deputet brenda afatit ligjor, respektivisht deri sot në ora 14:00”, ka shtuar Desku.

PZAP madje pritet të mbajë sot një konferencë për media me fillim nga ora 14:30, në të cilën do të jap detajet shtesë për vendosjen e ankesave të ankuesve.