Vendimi i Ivanov, Rama: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni

01.03.2017 22:36:15

Pak orë pasi presidenti i Maqedonisë, Ivanov, vendosi të mos mandatojë formimin e qeverisë së re të Zoran Zaevit, me pretekstin se platforma e propozuar nga shqiptarët është anti-Kushtetuese, ka reaguar kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare, i është drejtuar presidentit maqedonas se shqiptarët nuk janë armiq dhe se pa ta nuk do të krijohet asnjë qeveri.

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut, po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, – deklaron Rama në rrjetet sociale.