Vendimi për të shtyrë kërkesën për INTERPOL është dështimi i radhës i kësaj qeverie, reagon LDK

21.09.2017 20:43:18

Pas shtyerjes së kërkesës për antarsim në INTERPOL nga qeveria e Haradinajt, reagon edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në një postim në faqen zyrtare të LDK-së në facebook, thuhet se është hera e dytë që po e bëjnë të pamundur anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Në vitin 2015 me gaz lotsjellës në kuvend e tash me humbjen e 3  muajve të vlefshëm për lobim me shiblerjen e deputetëve, transmeton fokusi.org.

Sipas LDK-së, Haradinaj hodhi poshtë punën kolosale të Kryeminitrsit Mustafa dhe ministrit Hyseni. /fokusi.org/

Më poshtë mund ta shihni postimin e plotë:

Siç ndodhi me UNESCO-n në vitin 2015, me veprimet tona e bëmë të pamundur anëtarësimin edhe në INTERPOL.

Atëherë me gazlotsjellës në Kuvend dhe protagonizëm amatoresk nga ish-drejtuesit e MPJ-së. Tash, duke hyrë në zgjedhje për t’ia realizuar ambiciet një individi, i cili u dorëzua rrugës.

Vendimi i Haradinajt për “të shtyrë votimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol”, është dorëzim dhe dështimi i radhës i kësaj Qeverie, e cila na i humbi 3 muaj të vlefshëm për lobim duke u marrë me “shitblerje” deputetësh.

E hodhën poshtë punën kolosale të Kryeministrit Mustafa dhe Ministrit Hyseni, duke mos pas guxim e autoritet për ta shtyrë përpara këtë vendim të madh.

Tash presim çfarë do të ndodhë me liberalizimin e vizave, me demarkacionin, me asociacionin, me krijimin e Ushtrisë që u dëmtua për shkak të protagonizmit pa frerë…

“Na duhet qeveri që merr vendime të mëdha”, thoshin dikur ata që sot janë strukur zyrave, e po dështojnë në çdo hap!