Vendos Kryesia: Të martën mbahet seanca e jashtëzakonshme për pakon e propozuar nga PDK

10.04.2020 11:58:35

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur për seancën e jashtëzakonshme me kërkesë të PDK-së.

Seanca do të mbahet të martën në orën 11:00, në bazë të kërkesës së PDK-së dhe të deputetëve nënshkrues të kërkesës, shkruan lajmi.net.

Në këtë seancë, PDK-ja ka propozuar miratimin e një pako emergjente financiare prej 320 milionë euro për të ndihmuar punëtorët e sektorit privat, bizneset dhe gjitha kategoritë shoqërore që po ballafaqohen me pandeminë e koronavirusit.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ndërkaq para pak ditësh është shprehur i bindur se pakoja e propozuar nga partia e tij përmbushë më shumë nevojat e sektorit privat në Kosovë, nga ku ka bërë thirrje për mbështetjen e saj.