Vendvotimet në Maqedoni hapen me kohë, qytetarët fillojnë të votojnë

15.10.2017 10:35:22
Sipas informacioneve të para, dhe vendvotimet në Tetovë janë hapur në kohë dhe nuk është regjistruar ndonjë parregullësi ose pengesë në terren.

Votimi ka filluar edhe në Komunën e Haraçinës.

Qytetarët që votuan thonë se gjithçka shkoj në rregull por shprehen pesimist për të ardhmen e Komunës dhe nuk besojnë se diçka do të ndryshojë edhe pas këtyre zgjedhjeve.

Procesi i votimit ka filluar edhe në Komunën e Kumanovës. Që në orët e hershme të mëngjesit është vërejtur interesim i qytetarëve për të realizuar të drejtën e tyre të votës.

Në komuna e Likovës po ashtu procesi zgjedhor po rrjedh normalisht.

Votimi po vazhdon edhe në Strugë.

Deri tani numri është shumë i vogël. Votimi deri në këto momente po vijon i qetë.

Paraqitet vetëm me një problem, të lindurit e vitit 1999 nuk figurojnë në listat zgjedhore.

Qendrat e votimit janë hapur me kohë në gjitha qytetet e Maqedonisë.