Veprim i ulët, ja si Dybala e injoroi trajnerin Allegri (VIDEO)

29.01.2017 20:24:41

Paulo Dybala doli nga fusha e lojës në minutën e 77-të duke i lënë vendin e tij Marko Pjacës, në fitoren 0:2 te Juventusit në udhëtim te Sassuolo.

Në momentin e zëvendësimit, Allegri i ka zgjatur dorën ylli argjentinas, por ai e ka refuzuar duke shkuar menjëherë në pankinë.

Ky moment është kapur nga mediet italiane.

Kjo tregon edhe një herë se e ardhmja e Dybalas është larg Juventusit. Për 23 vjeçarin interesim po shpreh Real Madridi dhe Barcelona.

Parashikoni