Vërshohen shtëpitë në Krushë

15.06.2018 15:29:23
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në rajonin e Rahovecit janë vërshuar edhe shumë shtëpi.

Rajoni i Rahovecit u përball dje e mbrëmë me reshje të mëdha të shiut por edhe me një stuhi breshri, i cili dëmtoi në disa fshatra kulturat bujqësore.

KALLXO.com publikoi mbrëmë foto për dëmet nga breshri në disa fshatra të Rahovecit.

Një qytetar nga Krusha ka dërguar në KALLXO.com një video-incizim dhe fotografi në të cilat shihet se uji ka vërshuar edhe shtëpi në këtë lokalitet.

Këto janë videoja dhe fotografitë e dërguara nga qytetari nga Krusha.

111111111111