Veseli: Adem Mikullovci, artin dhe politikën i përjetoi si qëllim për emancipimin e gjendjes shqiptare në Kosovë

15.09.2020 11:00:16

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha sot se Adem Mikullovci përgjatë jetës së tij artin dhe politikën i përjetoi si qëllim për emancipimin e gjendjes shqiptare në Kosovë.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook ngushëlloi familjen Mikullovci, pas ndarjes nga jeta të aktorit, Adem Mikullovci.

“Sot na la fizikisht aktori i njohur, Adem Mikullovci.

Njeriu që përgjatë jetës së tij artin dhe politikën i përjetoi si qëllim për emancipimin e gjendjes shqiptare në Kosovë.

Mikullovci si delegat i Kuvendit, i cili shpalli deklaratën Kushtetuese, dhe si aktor me nam në hapësirën tonë kulturore, do të mbetet përherë në kujtesën tonë të vlefshme kolektive, shenjë e patejkaluar.

E njoha si njeri të mirë dhe mbetëm miq të respektuar deri në fund.

Ngushëllime familjes dhe miqve!??, shkruan Veseli.