Veseli: Bacën Tush do ta kujtojmë përgjithmonë me respekt

04.08.2017 21:47:02
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen Lladrovci, për vdekjen e familjarit të tyre, Muhametit, apo bacit Tush.

Veseli përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se “përgjithmonë do ta kujtojmë me respekt ne që gjetëm bukë dhe ngrohtësi në konakun e tij në ditët e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“U nda nga jeta Baca Tush, babai i heroit të kombit Fehmi Lladrovci dhe veprimtarit Ramiz Lladrovci. Një jetë të tërë për të mirën dhe lirinë e atdheut. Përgjithmonë do ta kujtojmë me respekt ne që gjetëm bukë dhe ngrohtësi në konakun e tij në ditët e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngushëllime Familjes Lladrovci dhe bashkëluftëtarëve të lirisë”, ka shkruar në Facebook i parti i PDK-së./