Veseli: Demarkacioni votohet gjatë kësaj jave

12.03.2018 19:56:25

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i bindur se këtë javë do të ratifikohet Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

“Jemi duke zhvilluar kontakte intensive me partneret nga pozita dhe opozita. Besoj shumë se do të arrijmë konsensusin”, theksoi Veseli për RTK-në.

“Qytetarët tanë nuk e meritojnë të jenë të izoluar”, tha kryeparlamentari.

Veseli nuk tregoi se në cilën ditë do të mbahet seanca e për demarkacionin, por tha se javën e ardhshme Këshilli Evropian mban një takim dhe gjatë kësaj jave duhet të kryhet demarkacioni, në mënyrë që të zihet hapi në institucionet e BE-së.