Veseli: Është e rëndësishme t’i fillojmë bashkëpunimet me shtetin zviceran

11.08.2016 17:44:20

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur sot në takim kryetarin e Parlamentit Kantonal të Gjenevës në Zvicër, Jean Marc Guinchard, ku kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Pata kënaqësinë të pres në takim, kryetarin e Parlamentit Kantonal të Gjenevës në Zvicër, z. Jean Marc Guinchard, me të cilin biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Është në interes të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës që me shtetin dhe popullin zviceran t‘i thellojmë bashkëpunimet në të gjitha nivelet”, ka shkruar Veseli në Facebook.