Veseli fton deputetët pa dallime politike të votojnë pro demarkacionit

21.02.2018 17:31:14

Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin do të mbahet nesër në orën 11:00.

Ai ka thënë se në rend dite do të jetë vetëm ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin.

“Politika ka rastin të bashkohet pa asnjë dallim, kemi një çështje që është e rëndësishme për qytetatërt dhe sovranitetin ndërlidhet edhe me lëvizjen e lirë. Besoj se secili deputetë ta ketë parasysh këtë çështje mos të veprojë mbi inatin të harroj të shkuarën. Shënjimi i kufirit jam shumë i sigurt se do të kalojë besoj në përgjegjësinë e deputetëve spese është në interes të vendit dhe qytetarëve”, ka deklaruar Veseli, raporton lajmi.net.

Ai ka shtuar se ratifikimi do t’i jap perspektivë vendit.

“Unë besojë dhe thërras pjekurinë pa dallime politike të votojnë marrëveshjen, më së miri është të kryhet nesër mos t’i malltretojmë as qytetarët tanë”.