Veseli heq dorë nga posti i kryeparlamentarit, nëse votohet Haradinaj për kryeministër

03.08.2017 21:51:09

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka ofruar një zgjidhje për të dalë nga kriza rreth zgjedhjes së krerëve të institucioneve shtetërore.

Veseli, i cili është përfolur se është kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ka pohuar se do të ofrojë një kandidat tjetër po që se në të njëjtin ditë votohet Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës.

“Nëse ata thonë se Kadri Veseli është pengesë, atëherë unë jam i gatshëm të ofroj një kandidat tjetër, por me kusht që ata ta votojnë të njëjtën ditë për kryeministër Ramush Haradinajn”, ka thënë Veseli.

“Kemi nevojë për komunikim, për respektimin e ligjshmërinë, kushtetueses dhe luftimin e dukuive negative, që janë fenomen në të gjitha partitë politike. Po flas për korrupsionin”, ka shtuar ai.