Veseli i nënshtrohet testimit për COVID-19, thotë se ende nuk e ka marrë rezultatin

23.07.2020 13:27:53

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka mohuar raportimet se ai ka dalë pozitiv me coronavirus.

Veseli tha se i është nënshtruar sot testimit për COVID-19 pas disa simptomave të lehta, dhe është në pritje të rezultatit.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat, të vendosin maskën, të mbajnë distancën dhe të mbajnë higjienën!

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.
Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.
Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën higjienën!