Veseli i prerë për murin e Mitrovicës: Nuk do të ekzistojë e as nuk do ta lejojmë

13.12.2016 12:47:45

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se çdo tentativë për të ndërtuar mure në këtë shekull është kundër vlerave evropiane.

“Ky mur nuk do të ekzistojë e as nuk do ta lejojmë për këtë qytetarët duhet të jenë të sigurt sidomos ata në Mitrovicës. Ndërtimi i mureve është një kompleks rus që po tenton të shfaqet negativisht në Kosovë. Ne për këtë sot kemi biseduar edhe më BE-në  dhe këtë mur nuk do ta lejojmë”, ka thënë Veseli.

Veseli për seancën e jashtëzakonshme për Astrit Deharin ka thënë se kjo është diskutuar në mbledhjen e kryesie ka qenë një premtim që të mbahet më 14 dhjetor por kjo nuk do të mbahet për shkak se është kërkuar nga Aida Dërguti.

“Më 19 dhjetor do iniciohet mbajtja e kësaj seanca nga GP i PDK dhe me 20 dhjetor besoj do të mbahet. Por javën tjetër do të jetë kjo është e sigurt”, ka thënë Veseli.

Ndërsa për takimin mes Isa Mustafes dhe kryeministri të Malit të Zi ka thënë se ka qenë një takim mes dy kryeministrave të dy shteteve që kanë raporte të mira dhe këto të rritet në vazhdim.

“Sa i përket demarkacionit shumë shpjet do ta zgjidhim dhe nuk do ta kemi këtë çështje për ta diskutuar”.