Veseli kërkon që në tubimet me veteranët, të ketë më shumë gra veterane

29.05.2017 19:09:44

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli bashkë me partnerët e koalicionit, AAK-në dhe Nisma-n kanë mbajtur një tubim me veteranët e luftës së UÇK-së.

Veseli aty ka dhënë një vërejtje, duke kërkuar që në tubime të tilla të ketë më shumë gra veterane se sa që ka parë aty.

“Kam një vërejtje që nuk ka veterane këtu sepse edhe ato kanë kontribuar.”, ka thënë Veseli.

“Kujtoni Xhevë Lladrovcin”, ka shtuar Veseli.

Ai ka thënë se fuqizimi i grave në shoqëri është koncept i tyre.

“Ne duhet që t’i aftësojmë edhe të rinjtë tanë që të integrohen në tregun e punës”, ka shtuar Veseli.

Kjo sipas tij duhet bërë që të rinjtë që jetë konkurrues për bashkëmoshatarët e tyre evropianë.

Veseli ka thënë se po ashtu prioritet e kanë që të punojnë, që njerëzit të mos largohen nga vendi në drejtim të shteteve evropiane, por që madje edhe ata që janë jashtë të kthehen në vend.