Veseli: Kosova ka nevojë për konsensus nacional

08.05.2018 15:11:06

Kryetari i PDK-së dhe Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas përfundimit të tryezës me partitë politike ka thënë se tryeza të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Veseli ka theksuar se gjatë këtyre tryezave do të trajtohen temat e caktuara të siç janë normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, hartimi i Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, agjenda e integrimeve evropiane, formimi i Ushtrisë së Kosovës, reforma zgjedhore.

“I falënderoj të gjithë kryetarët dhe përfaqësuesit të partive politike për pjesëmarrje. Kishim një pjesëmarrje absolute, na vie keq për mungesën e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe. Kosova ka obligime dhe Kosova ka nevojë për konsensus nacional”, u shpreh Veseli.

Ai theksoi se presin që liberalizimi të ndodhë këtë vit ku shtoi se janë duke punuar intensivisht në këtë drejtim.