Veseli: Kushtetuta e Kosovës përmban standardet më të larta të të drejtave dhe lirive të njeriut

09.04.2018 14:43:19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha sot se në këto dhjetë vjet Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka arritur të jetësojë detyrat dhe funksionet themelore të mekanizmave të shtetit, duke arritur qëllimin e vet thelbësor me sukses.

Veseli në një postim në Facebook shkruan se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përmban standardet më të larta të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Në këto dhjetë vjet, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka arritur të jetësojë detyrat dhe funksionet themelore të mekanizmave të shtetit tonë, duke arritur qëllimin e vet thelbësor me sukses. Nëpërmjet saj, kemi dëshmuar mundësitë tona duke ushtruar sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës përmban standardet më të larta të drejtave dhe lirive të njeriut. Akti më i lartë juridik krijoi bazën për integrimin e shtetit në institucionet euro-atlantike. Kemi ende punë për të bërë, duke i kontribuar avancimit të Kushtetutës dhe zbatueshmërinë e plotë të saj. Urime 10 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës!”, shkruan Veseli në Facebook.