Veseli: Marrëveshja e sotme, vendim i jashtëzakonshëm për transparencën dhe zhvillimin ekonomik

15.08.2016 13:28:20

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka theksuar se pas një viti angazhim u nënshkrua një Memorandum i rëndësishëm që i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve dhe agjencive të pavarura me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas tij ky është moment kthese, vendim i jashtëzakonshëm në dobi të transparencës dhe zhvillimit ekonomik.

Ky është postimi i plotë:

Sot, pas një viti angazhim, nënshkruam një Memorandum, tejet të rëndësishëm, që i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të bordeve dhe agjencive të pavarura me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar. Vendi ynë ka nevojë për ndryshime. Vendosmëria jonë sjell rezultate që presin qytetarët, profesionalizmin, përmirësimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve. Ky është moment kthese, vendim i jashtëzakonshëm në dobi të transparencës dhe zhvillimit ekonomik.K.V.