Veseli mysair te babai i Hshim Thaçit në Burojë

29.09.2018 10:56:41

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka qëndruar në shtëpinë e prindërve të presidentit Hashim Thaçi,  në fshatin Burojë të Skenderajt.

Veseli ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet me Haxhi Thaçin, babain e presidentin Thaçi.

“Për një kafe në konakun e Bacës Haxhi në Burojë. Një ditë kur do të shkruhet historia e vërtetë e lirisë së Kosovës, ky konak do të jetë faqe e ndritur e saj”, ka shkruar Veseli.