Veseli në Kuvend: Veç Zoti e din fundin tonë

11.10.2016 11:17:03

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, i ka reaguar deputetes së Nismës, Valdete Bajrami, e cila tha se Presidenti Hashim Thaçi e ka afër fundin. “Veç Zoti e din fundin tonë”, i është përgjigjur Veseli

Deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka komentuar konferencën e djeshme të presidentit Hashim Thaçi. Sipas saj, është e kot sepse ai nuk mund t’i mbuloj dështimet e juaja, shkruan lajmi.net

Bajrami ka shtuar se Thaçi dje ka fyer familjaret e viktimave, pasi sipas saj, Thaçi po barazon gjenocidin që ka bërë Serbia për të ndrequr imazhin e vet.

“Ku ishit deri tani, pse nuk bëtë një veprim të tillë sa ishit kryeministër”, ka thënë Bajrami.

Krejt në fund ajo deklaroi se fundi i Thaçit është afër.

E për këtë ka reaguar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili e pyeti Bajramin se kur është fundi i Thaçit.

“Po të ishte ai këtu, do t’i përgjigjesha”, tha deputetja Bajrami.

Veseli ka thënë se shume herë deputet bëjnë deklarata të cilat paraqesin vepwr penale dhe se këto akuza do të duheshin të ishin punë për Prokurorinë, ndërkaq deklaroi se vetëm “Zoti e di fundin e secilit”.