Veseli: Nesër do të diskutojmë për vlerat e luftës

26.10.2016 15:33:42

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë në një konferencë për media tha se seanca e iniciuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me situatën e krijuar në rastin “Drenica II”, do të mbahet nesër në orën 10:00.

Ai tha se për këtë u akorduan të gjithë si kryesi për të mbajtur këtë seancë për vlerat e luftës, me 40 nënshkrime nga deputetët.

Ndërsa, seanca e rregullt e paraparë do të mbahet menjëherë pas mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme ku do të shqyrtohen 20 pika të rendit të ditës.