Kryetari i PDK-së Kadri Veseli thotë se brenda 10 ditësh do të formohen institucionet e reja të vendit.
“Nuk ka farë të bëjë me çështjen e kryetarit të Kuvendit. Kjo tani më është dëshmuar. Ka të bëjë më tepër me një mentalitet bllokade i cili fatkeqësisht nga disa akterë poltik ka filluar që nga viti 2014. Nuk do ta lejojmë bllokadën, nuk do t’i nënshtrohemi asnjë presioni”, tha Veseli për televizionin Besa.