Veseli organizon Akademi përkujtimore për nder të viktimave të 11 shtatorit

10.09.2016 18:59:23
  • Kryetari i Kuvendit, nesër më 11 shtator, do të organizojë një Akademi përkujtimore për nder të viktimave të sulmit terrorist që ndodhi në Amerikë më 11 shtator të vitit 2001.

Zyra e mediave e Kuvendit ka njoftuar se akademia do të mbahet në sallën e kuqe në Pallat të Rinisë.

 

“Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të dielën, më 11 shtator 2016, organizohet Akademi përkujtimore në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në SHBA”.