Veseli: PDK ka votën “pro” demarkacionit

04.12.2017 13:57:57

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për të çuar në kuvend demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Veseli i cili njëherësh është kryetar i PDK-së ka thënë se kjo parti i ka votat “pro” për këtë çështje.

“Përshëndes vendimin e Qeverisë për ta sjellë në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”.

“Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë. Marrëveshja duhet të kalojë dhe vota jonë është “pro”, siç e kemi thënë në vazhdimësi. Izolimi i qytetarëve tanë duhet të marrë fund. Presim nga Bashkimi Evropian liberalizimin e vizave”, ka shtuar ai.